Piolit nuk i bën përshtypje ajo çka bëri Giroud: Është pjesë e mentalitetit tonë

Milani të shtunën mbrëma morri një fitore të madhe në udhëtim ndaj Genoas.
“Kuqezinjtë” fituan me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga Pulisic, shkruan IndeksOnline.
Por vëmëndjen e ndeshjes e kishte Olivier Giroud, i cili në minutat e fundit përfundoi në rolin e portierit, pasi Maignan u ndeshkua me karton të kuq.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha se kjo fitore është meritë e të gjitha lojtarëve.
“Një ndeshje e tillë është e vështirë të mbahet mend të jetë zhvilluar ndonjëherë. Ishte një përballje e veçantë, në të cilën ne luftuam, por edhe besuam. Meritat i kanë lojtarët që e përfunduan këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke luajtur një lojë me mentalitet dhe dëshirë për të fituar”. deklaroi Pioli.
Ai foli edhe për Olivier Giroud, i cili morri rolin e portierit në minutat e fundit të ndeshjes.
“Më pëlqen të mendoj se ajo që bëri është pjesë e mentalitetit tonë, domethënë dëshira për të provuar gjithmonë. Ajo që më bën më të lumtur është dëshira e këtij grupi.”, shtoi Pioli pas ndeshjes./IndekOnline/