Piolit nuk i mjaftojnë transferimet, kërkon edhe një sulmues

Milani mposhti 4-1 Torinon në javën e dytë të Serisë A, rezultat që sigurisht e kënaq trajnerin Stefano Pioli, i cili pas ndeshjes deklaroi:
“Duhet të jemi konkurrues në të gjitha garat dhe kemi treguar përparim në krahasim me sfidën ndaj Bolongas. Bëmë mire kundër Torinos, por mundem të rritemi më tej. Kemi qenë gjithmonë shumë agresivë, nuk na pëlqen ta presim kundërshtarin.”
Blerja e një qendërsulmuesi: “Giroud është një qendërsulmues i shkëlqyer, por kur të luajmë edhe në Champions, do të duhet të mbajmë nivelin e performancës së lartë dhe asnjë lojtar nuk garanton 100% gjatë gjithë sezonit Është më mirë të kemi më shumë zgjidhje.”
Ndryshimi i rreshtimit: “Kur të gjithë janë në gjendjen më të mirë, ekziston mundësia për të ndryshuar sistemin e lojës, por kjo nuk është ajo që të bën më pak apo më shumë sulmues. Këtë vit dukemi skuadër më sulmuese sepse mesfushorët depërtojnë me tepër. Kampionati do të na bëjë të kuptojmë rrugën që duhet të ndjekim, por alternativat nuk mungojnë sepse, kam lojtarë të gjithanshëm. Tani kam nevojë për vazhdimësi që të aktivizoj lojtarët e rinj, pastaj do të kem kohë për të studiuar situata të ndryshme”.
Golat e Pulisicit: “Ai është lojtar i madh dhe shumë inteligjent. Ne e njohim futbollin dhe kemi nevojë për ekuilibër në të dyja fazat e lojës. Krahasuar me ndeshjen ndaj Bolognas, të gjithë kemi bërë dy hapa përpara.”