23:58 / E Premte, 15 Janar 2021 / Ç.Q

PIPOS: Mbi 50 për qind e të rinjve të Kosovës e votojnë Vetëvendosjen

Moshat e reja në Kosovë nga 18-25 vjeç do të votojnë Vetëvendosjen me 56.50 për qind, sipas sondazhit më të ri të PIPOS-it.

Pas Vetëvendosjes me një përqindje shumë më të vogël është PDK-ja prej 15.10 për qind, njofton Klan Kosova.

AAK-ja ka 3.90 për qind që pasohet nga Vjosa Osmani me 3 për qind.

Vetëvendosje prin edhe në grupmoshat e tjera më të vjetra, por ka rënie në secilën prej tyre.