75 Mall Live Search
11:30 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Pique bën 9 transfere në afatin kalimtar, i emëron trajnerë dy ish-lojtarët e Barcelonës


Gerard Pique e ka nisur seriozisht projektin me skuadrën që e ka blerë, FC Andorën. Mbrojtësi i Barcelonës ka bërë 9 transfere deri më tani në afatin kalimtar.

Pique ka emëruar trajnerë të skuadrës dy ish lojtarët e Barcelonës, Albert Jorquera dhe Gabri García.

Djali i të ndjerit Tito Vilanova, Adria Vilanova poashtu është transferuar te skuadra e Piques.

Ferrán Tacón , Fede Bessne, Ernest Forgas , Oriol Dot , Joan Cervós dhe Claudio Bové janë transferet e tjera që ka bërë Pique këtë afat kalimtar.

Skuadra e spanjollit synon promovimin në Divizionin e Tretë Katalanas, para se të synojë futbollin profesional./Indeksonline/