Pique dënohet me gjobë 1.5 milionë euro!
Gerard Pique është dënuar me 1.5 milionë euro gjobë. Futbollisti i Barcelonës e ka humbur betejën gjyqësore për shmangien e tatimeve.
Mbrojtësi spanjoll është akuzuar se ka fshehur të ardhurat në vitet 2008, 2009 dhe 2010.
Agjensia Tatimore ka këmbëngulur në dënimin e lojtarit pasi që pretendonte se kishte dëshmi të mjaftueshme në akuzat ndaj Piques.
Më herët, për akuza të ngjashme janë dënuar edhe Messi, Ronaldo, Falcao, Di Maria, Marcelo e Modric./Indeksonline/