08:27 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / L K

Pique dhe Shakira shihen së bashku në Barcelonë, shkak kujdestaria për fëmijët

Shakira dhe Gerard Pique u panë së bashku në Barcelonë, ata bënë marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve në gjykatë.

Këngëtarja dhe ish-kapiteni i Barcelonës ishin në një lidhje prej 11 vitesh dhe në qershor të këtij viti ata njoftuan ndarjen.

Muajin e kaluar Shakira dhe Pique bënë njoftime të ngjashme për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Milan 9-vjeçar dhe Sasha 7-vjeçar.

“Duam të njoftojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe do të ratifikohet në gjykatë si pjesë e një procedure formale.

Qëllimi ynë i vetëm është t’i mbajmë fëmijët tanë sa më të sigurt dhe besojmë se privatësia e tyre do të respektohet. Ne e vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët do të jenë në gjendje të vazhdojnë jetën e tyre në një mjedis të sigurt dhe paqësor”.

Shakira transferohet në Miami vitin e ardhshëm me djemtë e tij, Pique e pranoi këtë kusht, por, sipas marrëveshjes, ai do të mund të kalojë 10 ditë me fëmijët çdo muaj.