Pique dhe Vidali fituan rreth 500 mijë euro, në turneun e pokerit
Dy lojtarët e Barcelonës, Gerard Pique dhe Arturo Vidal kaluan nga fitimi në fushë në tryezën e pokerit në ngjarjen evropiane ”Poker Tour”.
Kishte karta të një lloji tjetër për Gerard Piquen dhe Arturo Vidalin kur shokët e skuadrës së Barcelonës fituan pothuajse 500.000 € në ngjarjen evropiane ”Poker Tour”, të hënën.
Fituesi i Kupës së Botës, Pique u rendit i dyti në kategorinë High Roller Single-Day në Kazino Barcelona një ditë pasi ndihmoi klubin e tij në një fitore 5-2 ndaj Real Betisit, në La Liga .
Pique filloi dhe përfundoi të 90 minutat në atë fitore ndaj Real Betisit, një gjë e cila u prit nga dygolëshi i Antoine Griezmannit në debutimin e tij në, Camp Nou.
Ish- reprezentuesi spanjoll fitoi të hënën 352.950 € (318,355.61 / 391,474.49 $).
Sponsoruesi i ngjarjeve PokerStars zbuloi “aficionado poker” Pique tashti ka mbledhur më shumë se gjysmë milion euro nga përfshirja e tij në turne të niveleve të larta gjatë gjithë karrierës së tij me lojëra kartash. Shpërblimi i së hënës ishte fitimi i tij i pestë në një turne pokeri.
Vidali, gjithashtu performoi mirë, duke fituar 134.460 € (121,280.90 £ / 149,137.65 $) për të zënë vendin e pestë në turne.
Paratë kontribuan në një ditë të paharrueshme për mesfushorin, i cili shënoi golin e fundit pasi skuadra e tij siguroi tri pikë në Camp Nou, të dielën.
Pique bëri paraqitjen e tij të 500-të për Barçën në ndeshje, ndërsa ai renditet i teti në listën e paraqitjeve të klubit me Xavin, Lionel Messin, Andres Iniestan, Carles Puyolin dhe Miguelin që përbëjnë pesë të parët.
Vidali, ndërkohë, që është në mes të sezonit të tij të dytë me klubin katalan, pasi ishte bashkuar nga Bayern Munichu sezonin e kaluar./Indeksonline/