Pique e quajti lojën e Real Madridit si më të keqen ndonjëherë, i përgjigjet Ramos

Barcelona pësoi humbje në ndeshjen e djeshme kundër Real Madridit me rezultat 2-0.
Kurse Gerard Pique foli pas kësaj ndeshje ku pjesën e parë të kësaj ndeshje e quajti si lojën më të keqe të bërë ndonjëherë nga Real Madridi.
“Real Madrid në pjesën e parë ishte Madridi më i keq me të cilin jam përballur në Bernabeu,” kishte thënë Pique.
Kurse Ramos nuk hezitoi të përgjigjej në këto kritika duke thënë “Mendimi i të gjithëve është i respektueshëm. Unë nënshkruaj të fitoj të gjitha ‘Clasicot’ duke luajtur në pjesën e parë aq keq sa thotë ai “
Po ashtu Ramos tregoi që në pjesën e parë kishin vendosur të qarkullonin topin kurse në të dytën kishin vendosur që të sulmojnë./IndeksOnline/.