19:00 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

Pique fotografohet me të dashuren e re në Paris

Futbollisti Gerard Pique njoftoi ndarjen e tij me Shakirën në qershor pas 11 vitesh së bashku mes raportimeve se ai e ka tradhtuar këngëtaren kolumbiane.

Futbollisti duket është tërhequr përfundimisht nga ish-lidhja e tij afatgjatë, pasi është fotografuar duke shijuar një ditë me të dashurën e re Clara Chia Marti, në Paris.

35 vjeçari dhe Clara lëviznin me skuterë elektrikë në kryeqytetin francez, ku dukej se çiftit i bashkoheshin dhe dy shokë.

Gerard ishte veshur me një bluzë të thjeshtë të bardhë me një xhaketë xhins të zbehur dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Ndërkohë, partnerja e tij zgjodhi një xhaketë lëkure të zezë të veshur mbi një bluzë të bardhë të cilën e kombinoi me xhinse të zeza të gjera.

Bukuroshja kishte veshur edhe një palë taka të bardha për xhiro, disi të papërshtatshme për aktivitetin sportiv. Dyshja u shfaqen të buzqëqeshur teksa lëviznin nëpër qytet me skuter, me çiftin që qeshnin dhe bënin shaka gjatë udhëtimit.

Nga ana tjetër, Shakira thuhet se ishte ‘shumë e inatosur’ pasi ish-futbollisti i saj doli publikisht me të dashurën e tij të re duke thyer paktin që ata kishin bërë për hir të fëmijëve. Përveç divorcit Shakira po përballet edhe me akuzat për mashtrim tatimor, dhe Prokuroria spanjolle ka kërkuar 8 vjet burg për këngëtaren.