22:51 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Pique i tërbuar pas deklaratave të Shakirës, merr vendimin e papritur për fëmijët

Pique është tërbuar nga deklaratat e fundit të Shakirës. Pasi tha se ajo po viktimizohet, futbollisti tani pritet të marrë një vendim për fëmijët e tyre. Pique e Shakira do të takohen të martën për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pasi Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona, ndërsa

Pique dëshiron që ata të qëndrojnë në Katalonjë me të. Takimi do të zhvillohet në zyrën e avokatit të Piques dhe sipas informacioneve të njerëzve të afërt të lojtarit, ai do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve dhe nëse nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje miqësore.

Në një intervistë ekskluzive për revistën ELLE, Shakira shprehej se ka bërë gjithçka për familjen ndërsa Pique jo. Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës.

“Mund të them se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time”, tha ajo për ELLE. “Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja. Unë e vura karrierën time mënjanë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Ishte një akt dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe sot kam këtë lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”, tha Shakira.