14:02 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / AR

Pique jep përgjigjen befasuese kur e pyesin nëse e ka dëgjuar këngën e Shakirës!

Edhe pse ai nuk donte të diskutonte shumë për ndarjen e tij, Gerard Pique iu përgjigj një pyetjeje nëse ai ka dëgjuar këngën e Shakirës.

“Po, padyshim [e kam dëgjuar]”, tha Pique gjatë një interviste me RAC1.

“Nuk dua të flas për këtë, nuk mendoj se duhet të flas për të”, shtoi ai.

Pas një heshtjeje të gjatë dhe të vështirë, Pique theksoi se gjithçka që dëshiron është që fëmijët e tij të jenë të lumtur.

“Ne kemi një përgjegjësi, ne që jemi prindër duhet të mbrojmë fëmijët tanë. Secili merr vendimet e veta. Nuk kam dëshirë të flas më, dua që fëmijët e mi të jenë mirë.”