12:49 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Pique: Kam më shumë para se sa buxheti i Espanyol këtë vit

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ishte i ftuar në emisionin e Moviastar + ‘La Resistencia’.

Ashtu sic di të bëj shpeshherë edhe kësaj radhe ai nuk ka lënë pa u tallur me kundërshtarët e tij.

Fillisht, i pyetur nga moderatori se sa herë kishte bërë seks gjatë muajit të fundit, Pique u përgjigj me tallje: “A llogariten edhe ato në Santiago Bernabeu”?

Më tej ai foli edhe për ndeshjen derbi ndaj Espanyolit që zhvillohet këtë javë, duke u tallur edhe me ta poashtu.

“Kam më shumë para se sa buxheti i Espanyol këtë vit. Jo, jo vetëm 57 milionë euro, por shumë më tepër se kaq” deklaroi Pique. /IndeksOnline/