Pique: Largimi i Messit na ka “tronditur”, por jeta vazhdon

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ka prekur të gjithë të apasionuarit pas futbollit sepse është e vështirë ta imagjinosh 6 herë fituesin e Topit të Artë me një fanellë tjetër, një nga ata që më shumë është tronditur nga kjo lëvizje është Gerard Pique i cili ka folur për largimin e Messit duke fajësuar drejtuesit e mëparshëm me në krye ish presidentin Bartomeu.
“Ne jemi penalizuar nga mënyra se si është drejtuar klubi në vitet e fundit. Është shumë e vështirë për një skuadër kur largohet lojtari më i mirë në historinë e futbollit, është diçka që të lëndon, por herët a vonë do ndodhte, jeta vazhdon.”
Si do të jetë e ardhmja e Barcelonës pas epokës së lavdishme me Lionel Messi-in, mbrojtësi ka ende shumë besim tek ekipi i tij dhe tek cilësia që kanë lojtarët e ri të Barçës.
“Ikja e Messit na ka goditur edhe psikologjikisht, si ne po ashtu edhe vetë Messin. Kemi humbur lojtarin më të mirë, por duhet të mësojmë të përshtatemi. Kemi shumë talente, luajmë mirë dhe kemi besim se do të jetë një sezon pozitiv. “