75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pique: Më mirë që humbëm tani se në fund të sezonit

Gerard Pique e ka marrë lehtë humbjen e Barcelonës në “San Memes” përballë Athletico Bilbaos, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Kampionët e Spanjës janë mposhtur 1-0 me një supergol të shënuar nga Aritz Aduriz, në minutën e 89’ të ndeshjes.

“San Memes është gjithmonë i vështirë për ne”, ka deklaruar Pique.

“Ne nuk ishim vetvetja. Që nga fillimi ata ishin më të mirë, megjithëse në pjesën e dytë ranë pak”.

“Në fund, fitimi ose humbja zbret në detaje, dhe ne largohemi me një humbje që do të jetë e mirë për ne, sepse është më mirë të humbasim tani sesa në fund të sezonit”, përfundoi ai.