75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / AR

Pique nis pushimet me të dashurën e re në Kroaci

Mediat spanjolle kanë raportuar se Gerard Pique dhe e dashura e tij Clara Chia kanë nisur pushimet në Dubrovnik të Kroacisë.

Me ta, raportohet se janë edhe familjarë të Pique, prindërit Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu, si dhe vëllai i tij, Marco me bashkëshorten Maria, transmeton Indeksonline.

Revista ‘Lecturas’ ka pubikuar në kopertinë një foto të dyshes, ku shihet Pique i ulur në varkë ndërsa ajo duke e drejtuar.

“Këto pushime janë vendimtare për ta, sepse ata janë përballur me sfida të shumta kohët e fundit, duke përfshirë konfliktet publike me ish-partneren e Piqué, Shakira. Një arratisje paqësore në Kroaci u dha atyre një pushim shumë të nevojshëm dhe një mundësi për të rifituar shpirtrat në shoqërinë e të dashurve të tyre”, shkruan revista.

Kujtojmë se që nga fundi i karrierës , futbollisti spanjoll i është përkushtuar projektit të Ligës Mbretërore, në kuadër të së cilës organizoi një tubim të madh në një klub nate në fund të korrikut, ku duhej të jepte një fjalimin dhe më pas turma e ndërpreu.

Pasi Pique u ngrit me mikrofon në dorë, turma u kthye drejt tij dhe filloi të thërriste “Shakira, Shakira”, dhe siç pohojnë fansat e këngëtares, Pique dukej i mërzitur./Indeksonline/