Pique nuk e ka ndërmend të largohet nga La Liga, ja cili mund të jetë ekipi i radhës

Karriera vezulluese e Gerard Pique në Barcelonë duket se do të përfundojë këtë sezon, por qendërmbrojtësi 35-vjeçar mund të vazhdojë ende karrierën e tij në La Liga me Atletico Madrid.
Pique u kthye në Barca nga Manchester United në vitin 2008 dhe që atëherë ka grumbulluar 659 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar tre Liga të Kampionëve gjatë rrugës.
Por gjërat kanë shkuar keq për të në Camp Nou këtë sezon. Qendërmbrojtësit e tjerë Jules Kounde dhe Andreas Christensen kanë nënshkruar nga Sevilla dhe Chelsea respektivisht – i pari në një marrëveshje prej 50 milionë eurosh – dhe Pique ka luajtur vetëm 134 minuta futboll.
Kontrata e Piques e nënshkruar në vitin 2018 e bëri atë mbrojtësin më të paguar në futbollin botëror, dhe megjithëse më pas ai ra dakord për uljen e kushteve gjatë pandemisë së koronavirusit, Barca do të kursente gjithsesi rreth 53 milionë euro nëse Pique të pensionohej.
Por ai thuhet se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, dhe Atletico mund t’i ofrojë atij një mënyrë për të zgjatur karrierën e tij në ligën e lartë spanjolle, dhe në të vërtetë në Ligën e Kampionëve. Fakti që Atletico ka Antoine Griezmann në huazim nga Barça mund të ndihmojë kauzën e tyre.
“Atletico do të vriste dy zogj me një gur”, raporton Sport. Nga njëra anë, ata do të arrinin të rekrutojnë një qendërmbrojtës natyral në skuadrën e tyre dhe, përveç kësaj, rekrutimi i tij mund të shërbejë për të ulur klauzolën prej 40 milionë euro që Los Colchoneros duhet të paguajë për Antoine Griezman.
Griezmann është rikthyer në huazim te Atletico për dy sezonet e fundit pasi u largua fillimisht në një transferim 120 milionë euro te Barca në 2019, por Atletico është përpjekur të shmangë bërjen e marrëveshjes së përhershme për 40 milionë euro, prandaj ata e kanë kufizuar atë në masë të madhe në minutazh këtë sezon.
Atletico shpreson se heqja e Piques nga paga e Barçës do t’i bëjë katalanasit të bien dakord për të ulur tarifën e Griezmann./IndeksOnline/