75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Pique pyetet sa herë ka bërë seks: “A llogariten edhe ato në Santiago Bernabeu”?

Barcelona pati suksese fantastike kundër Real Madrid-it muajin e kaluar, duke dalur fitues dy herë brenda një jave.

Barça fillimisht mposhti me rezultat 3-0 Real Madridin në ndeshjën e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit më 28 shkurt, para se të kthehej në kryeqytet tri ditë më vonë, ku fitoj 1-0 në kuadër të La Ligas.

I pyetur se sa herë kishte bërë seks gjatë muajit të fundit, Pique me humor u përgjigj për programin e Movistar + ‘La Resistencia’ duke thënë: “A llogariten edhe ato në Santiago Bernabeu”?

Barcelona, e cila do të përballet me Manchester United në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, janë 10 pikë larg Real Madridit në ligë, ndërsa këtë javë zhvillojnë derbin katalunas ndaj Espanyolit. /IndeksOnline/