10:03 / E Premte, 23 Tetor 2020

Pique “shpërthen” para klasikës, kritikon ashpër presidentin Bartomeu: “Është barbare paratë, që i ka shpenzuar…”

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique, ka shpërthyer me kritika kundër presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Pique ka thënë se është barbare se sa paratë ka shpenzuar Bartomeu për të prishur reputacionin e Messit dhe të lojtarëve të tjerë në ekip, transmeton Indeksonline.

“Është barbare se si klubi ka shpenzuar para për të na kritikuar ne” u shpreh ai për skandalin e Ventures , ku u gjet se krahu i djathtë i Bartomeut, Jaume Masferre u gjet duke udhëhequr një projekt që për detyrë kishte ta prishte reputacionin e Lionel Messit, gruas së tij dhe futbollistëve të tjerë.

“Ai (Masferre) ende punon në klub dhe kjo dhemb”, u shpreh mbrojtësi spanjoll.

Pique tha se ishte kontravers vendimi për ta shkarkuar Ernesto Valverden.

“Unë nuk mendoj se ishte vendim konsistent që të shkarkohet trajneri në mes të sezonit, kur ishim duke udhëhequr dhe pasi kishim fituar dy sezonet e kaluar të La Ligas”, u shpreh ai.

Mbrojtësi spanjoll tha se është pakuptueshme se si Guardiola nuk është pjesë e ekipit.

“Është befasuese se si veteranët si Guardiola, Xavi, Puyoli dhe Valdesi nuk janë në klub. Ne duhet t’i mbajmë gjithmonë ata këtu, janë pjesë e historisë së klubit”, përfundoi ai./Indeksonline/