75 Mall Live Search
08:35 / E Hënë, 13 Janar 2025 / L A

Pique tall keq Casillasin pas ndeshjes, duke ngritur 5-shen e famshme

Barcelona ka fituar mbrëmë Superkupën e Spanjës duke mposhtur thellë Real Madridin me rezultat 2-5.

Dhe në një video të qarkulluar në X, duket që dy legjenda e të dyja klubeve si Gerard Pique dhe Iker Casillas, kishin shikuar lojën së bashku.

Mirëpo pas fitores së “blaugranave”, Pique në video shihet duke tallur ish-rivalin e tij Casillas, duke çuar lartë dorën e tij duke bërë 5-shen e famshme ashtu sikurse 15 vjet më parë, kur atë botë Barcelona kishte fituar 5-0 në “Camp Nou”.

Ja videoja e plotë: