09:16 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Piratonin të gjitha televizonet, 3 hakerat nga Tirana i gjen “belaja”

Pas më shumë se tre muaj hetimesh, Policia e Tiranes ka arrestuar tre persona që piratonin programet televizive në Tiranë.

Gjate operacionit u sekuestruan57 aparate Dream box dhe Smart box, një automjet tip Volkswagen Pasat dhe 180.000 lekë të vjetra .

Të arrestuarit akuzohen për mashtrim kompjuterik, dhe fshehjen e të ardhuave.

Ata janë: Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh dhe banues në Tiranë, Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata tregëtonin në mënyrë të paligjshme aparate “Dream box” dhe “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

Operacioni u be nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe ishte koduar me emrin “Dream Box”.