17:33 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pirja e alkoolit gjatë gji-dhënies, mund të dëmtojnë aftësitë e të menduar të fëmijëve

Asnjë lloj i alkoolit nuk është i sigurt gjatë dhënies së gjirit, sugjeron kërkimi i ri.

Ekspozimi ndaj alkoolit në qumështin e gjirit zvogëlon aftësitë e të menduarit dhe të arsyetimit të fëmijëve në moshën gjashtë deri në shtatë vjeç, ka zbuluar një studim.

Alkooli mendohet të dëmtojë qelizat e trurit të foshnjave ose mund të bëjë që qumështi i gjirit të jetë më pak ushqyes, duke çuar në mangësi, besojnë studuesit.

Autori i studimit, Louisa Gibson, nga Universiteti Macquarie, Sydney, tha: “Mundësia më e sigurt është të abstenoni plotësisht nga alkooli gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

“Ky studim sugjeron që nuk ka nivel të sigurt të konusmimit të alkoolit, me cdo pije shtesë që shkakton pak më shumë dëm”./Indeksonline/