75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 10 Qershor 2022 / B O

Pirlo bëhet me skuadër të re, i gjen aty disa ish-yje të futbollit evropian

Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo është bërë me skuadër të re. Ish-trajneri i Juventusit do të drejtojë skuadrën turke Karagumruk.

Te skuadra turke, Pirlo do të gjejë emra të njohur si Fabio Borini, Lucas Biglia, Ahmed Musa, Emre Mor, Yann Karamoh dhe Emiliano Viviano.

Skuadra e Karagümrük në sezonin që lëmë pas, ka përfunduar në pozitën e 8-të në Superligën Turke.

Për Pirlon, kjo do të jetë skuadra e dytë që drejton që kur u shkarkua nga Juventusi, dy vite më parë./Indeksonline/