75 Mall Live Search
18:09 / E Premte, 30 Tetor 2020 / Blerim

Pirlo me Juventusin, trajneri më i dështuar në epokën e Agnellit

Andrea Pirlo është trajneri i parë që tregon rezultat të dobëta që kur Andrea Agnelli mori klubin në vitin 2010.

Fituesi i Kupës së Botës të Italisë 2006 u emërua trajner i Juventusit verën e kaluar pas shkarkimit të Maurizio Sarri. Ishte emërimi i parë në karrierën e tij si trajner, shkruan IndeksOnline

Pirlo ka fituar dy nga gjashtë ndeshjet e para të sezonit të Juventusit, duke barazuar tre herë dhe humbur një ndeshje.

Fillimi i tij është edhe më i keq se ai i Gigi Delneri i cili regjistroi katër fitore, një barazim dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e para të epokës së tij në vitin 2010. Skuadra e tij e Juventusit gjithashtu shënoi nëntë gola, duke lejuar katër.