08:31 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / C E

Pirlo nuk ka frikë nga shkarkimi pas eliminimit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo foli për JTV në lidhje me eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Porto duke thënë se ai ishte i keqardhur, por gjithashtu i gatshëm të ngrinte kokën dhe të synonte të fitonte dy objektivat e tjerë sezonal.

“Ne bëmë katër gabime në dy ndeshje dhe ato na kushtojnë kualifikimin. Në Ligën e Kampionëve këto gabime nuk janë të pranueshme. Djemtë bënë çmos, por fatkeqësisht nuk mjaftoi. Ne patëm një ndeshje të keqe në ndeshjen e parë dhe patëm një fillim të keq këtu, kur i bën këto gabime dhe pranon katër gola, është e vështirë të kalosh. Jemi në mars, duhet të hedhim veten në kampionat duke u përpjekur të harrojmë atë që ndodhi sonte sepse ka ende kohë për tu rikuperuar. Federico po bën shumë mirë, edhe në fazën e realizimit, më vjen keq për të dhe për të gjithë ekipin sepse ne donim të shkonim përpara me çdo kusht në Ligën e Kampionëve”.

Si po ndryshon e ardhmja juaj tani? Sarri u shkarkua për eliminim në Champions League.

“Unë nuk e di nëse Sarri u shkarkua për shkak se u eliminua nga Champions League, unë jam menaxheri i Juventusit për momentin dhe do të punoj për një projekt më të madh, i cili shkon përtej këtij sezoni dhe ky sezon është vetëm fillimi i këtij projekti“.

A ndiheni të testuar tani?

“Nuk jam i lumtur që duhet të punoj me javë të plota, preferova të vazhdoj në Ligën e Kampionëve. Po, tani mund të punojmë me javë të tëra dhe do të jetë një provë e shkëlqyeshme edhe për mua të jap një dorë tjetër”.