Pirlo para ndeshjes me Romën: Njëra ndër skuadrat më të mira në Itali!

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e quajti Ronaldon ‘hero’ dhe pret një ndeshje të forte me klubin e Romës.
Roma dhe Juventusi do të zhvillojnë ndeshjen e tyre në kuadër të xhiros së 21’të në Serie A ditën e shtune A ditën e shtunë, shkruan IndeksOnline
Para ka kësaj ndeshje ka folur edhe tekniku i Romës, Pirlo i cili tha se skuadra e romake është njëra nga më të mirat në Itali.
“Do të jetë një ndeshje kundër një ekipi që, për mendimin tim, luan disa nga futbollet më të mira në Itali,” tha Pirlo në një konferencë shtypi.
“Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, dhe ne do të duhet të përqendrohemi. Duhet të bëjmë pak gabime. ”
Pirlo konfirmoi Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey nuk janë të gatshëm të kthehen kundër Giallorossi dhe tha se disfata e Interit i ndihmoi Bianconerët ‘mendërisht’.
“Ne jemi përmirësuar shumë mendërisht,” shtoi ai. “Humbja në San Siro me siguri na ndihmoi të kuptojmë se gjithmonë duhet të jemi të përqendruar.
“Ne jemi duke përmirësuar të gjitha aspektet. Fatkeqësisht, kemi pak kohë për të stërvitur, por duke bërë edhe disa video, mbase mund të kapim diçka.
“Dybala është akoma jashtë, Ramsey bëri diçka me ne, por ato nuk janë në dispozicion”, tha ai.