Pirlo tallet me Matrin dhe zbulon “idhullin” e papritur

Për katër vite ka qenë fari i Juventus-it, duke fituar po aq kampionate dhe duke shkuar shumë afër Ligës së Kampionëve në një sezon.
Andrea Pirlo është rrëfyer në formatin “Në shtëpi me Juven”, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve.
Ish-mesfushori ka treguar se ka kaluar momente të vështirë, si atëherë kur duhej të luante i dëmtuar dhe ka qenë i detyruar të përdorte vetëm të majtën, këmba e tij e dobët.
“Në disa ndeshje kam luajtur vetëm me të majtën. Kam luajtur 2-3 ndeshje në këtë mënyrë, një në Lecce dhe një në shtëpi kundër Novara-s, edhe në Napoli. Kisha pësuar një ndrydhje në gjurin e djathtë, por nuk dukej…”.
Alessandro Matri ka thënë se kishte në dhomë posterin e Barzagli-t. Pirlo është përgjigjur me ironi: “Ndërsa unë kisha posterin e Peluso-s në dhomën time”. /IndeksOnline/