23:46 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Pirlo thur lavde për Moratan: I lumtur që e kemi në skuadër

Andrea Pirlo ka thurur lavde për sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata.

Morata shënoi dy gola në fitoren e Juventusit 3 me 1 ndaj Lazios në Serie A, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Pirlo tha se është i lumtur që Morata është rikthyer 100 për qind pas problemeve që ka pasur me lëndimet.

“Nuk e kemi pasur Moratan këto ndeshjet për shkak të problemeve fizike. Ai ka karakteristika të ndryshme nga të gjithë sulmuesit tjerë, mezi presim ta kemi atë 100”, ka thënë Pirlo.

Me fitore Juventus, arrin në shifrën e 52 pikëve../IndeksOnline/