Pirlo vlerëson punën e tij te Juve, vendos notë kaluese

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e fituar 3-1 kundër Genoas në javën e 30-të të Serisë A.
“E kemi interpretuar mirë ndeshjen, por nuk i kemi shfrytëzuar shumë mirë rastet e krijuara. Ronaldo donte të shënonte. Kampionët duan të japin gjithmonë më të mirën”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.
“Kemi humbur pikë rrugës në ndeshje që dukeshin të lehta. Sot nuk ka ndodhur. Duhet të perfeksionohemi. Ndihem në provë çdo ditë. Është normale që të gjithë trajnerët të ndihen gjithmonë në provë”, ka shtuar Pirlo.
“Kam një pasion të madh për futbollin që në fëmijëri. Dua të përmirësohem. I jap vetes notën 6 për sezonin. Duhet të punoj për të bërë më mirë”. /IndeksOnline/