Pirlo zyrtarizon largimin e yllit argjentinas nga Juventusi

Andrea Pirlo është duke e bërë projektin e tij te Juventusi. Trajneri i ri italian ka konfirmuar sot se Gonzalo Higuain do të largohet nga skuadra.
“Cikli i Higuain te Juve ka përfunduar. Është një person që e admiroj shumë. Bëri punë të madhe këtu, por bisedova me të dhe i thashë se duhet t’i ndajmë rrugët” ka thënë Pirlo.
Timonieri i ri i Juves ka shuar zërat për largimin e Dybalas duke thënë se një gjë e tillë nuk ka gjasë të ndodhë.
Pirlo ka folur edhe për situatën e Ronaldos.
“Dje patëm një bisedë, duke folur për gjithçka. Nga e tashmja dhe e kaluara. Do të kemi kohë gjatë këto ditë për të punuar në aspektet tekniko-taktike. Është pjesë e rëndësishme e projektit tim” ka thënë Pirlo./Indeksonline/