Pirro Çako emocionon me mënyrën si e ëma i tregoi se po ndahej nga jeta: ‘Pemës po i fiken dritat’
I ftuar në “Podkastro” me Kastro Zizion në Vizion Plus, Pirro Çako ka bërë një rrëfim të ndjerë për të ëmën, Luiza Çakon, e cila u nda nga jeta në shtator të këtij viti.
Gjatë zbërthimit të tekstit të këngës që Pirro i dedikoi, të titulluar “Nënë, më mungon”, ai u ndal te vargu “dritat e pemës s’ka kush mi ndriçon”, simbolika pas së cilës është tejet prekëse.
“I kisha blerë një pemë jete, e mbante gjithmonë afër te koka dhe kishte 5 vjet. [Mamaja] Ka pasur gjithmonë probleme shëndetësore dhe unë përpiqesha në spital, e gjëra, dhe i kisha blerë pemën dhe sikur po i ecte. Sikur e ruante Zoti, ajo pema e jetës.”
Më tej, ai tregoi lidhjen e zgjuar që bëri e ëma me gjendjen e saj shëndetësore dhe dritat e pemës së jetës:
“Për herë të parë, pas 5 vjetësh, më thotë ‘O bir, kjo pema, se po e shikoj, sikur i janë fikur dritat. Kanë ngelur shumë pak ndezur.’ Dhe unë ngela për një moment, se e kapa mesazhin, çfarë donte të më thonte ajo dhe pata një drithërimë. Dhe u afrova dhe kishte të drejtë, kishin mbetur vetëm 20% të dritave, ishin djegur nga pak.”
Në fund, Pirro përmbylli:
“Pas një jave ndodhi, iku shumë shpejt dhe automatikisht kur isha në piano m’u kujtua kjo. Thashë tani që ajo s’është më, s’ka kush të m’i ndezë dritat e bredhit. Ia mbanim njëri-tjetrit ndezur dhe ato u fikën një herë e përgjithmonë, sigurisht për mua dhe për të

