11:12 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / S Z

Pishina e Gërmisë sot do të jetë e mbyllur

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Pishina e Gërmisë sot do të jetë e mbyllur.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo do të bëhet për shkak të motit jo të mirë dhe pastrimit gjeneral që do t’i bëhet hapësirave të pishinës së Gërmisë.

“Pishina e Gërmisë sot do të qëndrojë e mbyllur për shkak të motit dhe pastrimit gjeneral që do t’i bëhet hapësirave të pishinës së Gërmisë”, thuhet në njoftim.