Pista e re e hetimit/ Dyshimi i fortë për rrëzimin e Air India, a e rrëzoi avionin qëllimisht piloti?

Diçka nuk shkon mirë me rrëzimin e avionit Boeing 787 Dreamliner të Air India, ku humbën jetën 242 persona në bord dhe 28 të tjerë nga përplasja në ndërtesat jashtë pistës ku ra avioni.
Dyshimet janë të forta mbi pilotin Sumeet Sabharëal, një profesionist me mbi 8,000 orë fluturimi. Kapiteni 56-vjeçar ishte vetëm disa muaj larg daljes në pension në kohën e aksidentit, por hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një akti të qëllimshëm.
Kapiteni Mohan Ranganathan, një ekspert indian i aviacionit, i zbuloi The Daily Mail se disa pilotë të Air India konfirmuan se Sabharëal po vuante psikologjikisht, ndoshta për shkak të një humbjeje të të afërmi kohëve të fundit.
“Ai (Sabharëal) kishte qenë larg fluturimit për tre ose katër vitet e fundit, duke përmendur lejen mjekësore.” Piloti, në fakt, kishte marrë disa ditë pushim pas vdekjes së nënës së tij, edhe pse para ngritjes fatale, vetë Sabharëal ishte konsideruar plotësisht i aftë për të fluturuar. Për më tepër, sipas disa kolegëve, Sabharëal po mendonte të dilte në pension të parakohshëm për t’i qëndruar pranë babait të tij 90-vjeçar dhe për t’u kujdesur për të.