Pistorius lirohet me kusht 10 vjet pasi vrau të dashurën e tij

Ish-atleti paraolimpik, i cili i dha fund jetës së të dashurës së tij Reeva Steenkamp, do të lirohet nga burgu më 5 janar.
Në një deklaratë të lëshuar pas një seance me dyer të mbyllura në burgun Atteridgeville (Pretoria), u raportua se “Departamenti i Shërbimeve Korrektuese (DCS) konfirmon lirimin me kusht për Oscar Leonard Carl Pistorius, në fuqi nga 5 janari 2024”.
Kanë kaluar 10 vjet e nëntë muaj që kur ish-sportisti, medalist i shumëfishtë i botës dhe Paralimpikë, qëlloi me armë partneren natën e 14 shkurtit dhe i dha fund jetës./Indeksonline/