Pitoni 62-vjeçar lëshon 7 vezë, edhe pse prej 15 vitesh nuk kishte pasur një mashkull afër

Një fenomen i çuditshëm ka habitur punonjësit e një kopshti zoologjik në Saint Loui, ShBA.
Një gjarpër piton, 62-vjeç ka lëshuar 7 vezë, por e çuditshmja në këtë mes është se ajo ka 15 vite pa pranin e një mashkulli.
Kjo ndodhi më 23 korrik ku drejtori i kopshtit zoologjik Mark Wanner pa gjarprin që kishte rrethuar vezët e saj.
Ai shprehet se punonjësit prej ditësh kishin vënë re ndryshime tek ajo por nuk u shkonte në mendje se ajo ishte shtatëzënë.
Këto lloj gjarpërinjsh kanë aftësi të fekondohen edhe vite pasi janë çiftuar me një mashull. Ato janë të afta për të ruajtur spermatozoidët pranë vezores së tyre, dhe në një moment të dytë vendosin për tu fekonduar.
Drejtori i kopshtit zoologjik thotë se më herët ka pasur raste të fekondimit 7 vite pa u çiftuar me një gjarpër mashkull.
