75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

Pjanic: Ishim më të mirë, Juves i uroj ta fitoj kampionatin

Miralem Pjanic, mesfushori i Barcelonës, komentoi për fitoren ndaj Juventus në “Mediaset”.

Në Allianz Stadium skuadra katalanase fitoi 2-0 dhe boshnjaku triumfoi ndaj ish-skuadrës.

Jam i lumtur që u ktheva dhe u takova përsëri me shumë miq, ishte një ndeshje e ndërlikuar dhe e vështirë por ne e merituam këtë fitore kundër një kundërshtari të madh. Gjë e mirë për ne, për besim, duhet të kështu“, ka thënë Pjanic pas ndeshjes.

 “Dy skuadra të forta sfiduan njëra-tjetrën, sigurisht që sot meritonim më shumë se ata. Luajtëm një ndeshje të mirë në të gjitha repartet, mund të kishim shënuar edhe më shumë gola, por jemi të kënaqur.”

I uroj Juventusit gjithçka të mirë, shpresoj që ata mund të fitojnë përsëri titullin. Kanë shumë lojtarë të mirë që do të jenë të rëndësishëm për Juventusin”, ka thënë mesfushori i Barcës pas ndeshjes. /IndeksOnline/