75 Mall Live Search
20:23 / E Premte, 09 Shtator 2022 / Gj. Sh

Pjanic reagon pasi Bosnja do të luaj ndeshje miqësore ndaj Rusisë

Futbollisti boshnjak, Miralem Pjanic, ka reaguar pasi Federata e Futbollit të Bosnjës, ka caktuar një ndeshje miqësore ndaj Rusisë.

Ai nuk pajtohet me këtë vendim të Federatës duke e cilësuar vendim jo të mirë dhe sipas mediumit boshnjak “Sportske.ba”, ish futbollisti i Barcelonës nuk do të luaj në atë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

“Kam dëgjuar për vendimin e Federatës. Liderët e aleancës e dinë qëndrimin tim. Më telefonuan, më pyetën se çfarë mendoja për lojën. Thashë atë që mendoja dhe më pas u befasova nga një vendim tjetër. Nuk është një vendim i mirë”.

“Jam pa fjalë. Kur kombëtarja fillon të luajë mirë, gjithmonë diçka nuk shkon. Unë jam pa fjalë. NFSBiH e di pozicionin tim. Thjesht do të them që kjo nuk është mirë”, ka thënë Pjanic për “Sportske.ba”.

Sipas të njejtit medium, kundër vendimit të federatës së Bosnjës, kanë dal kundër edhe tifozët boshnjakë ku po kërkojnë bojkotimin e kësaj ndeshje.

Ndeshja Rusi-Bosnjë është caktuar të zhvillohet në Shën Petersburg, më 19 shtator, edhe përkundër se Rusia është përjashtuar nga çdo garë zyrtare e FIFA-s dhe UEFA-s, pas fillimit të luftës ndaj Ukrainës./IndeksOnline/

Më poshtë njoftimi i Federatës së Futbollit të Bosnjës ku njofton për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndaj Rusisë.