75 Mall Live Search
18:24 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

Pjanici në hall, Barcelona nuk po e do, dy klubet italiane e refuzojnë

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic duket se do ta ketë problem të gjej një skuadër të re në këtë merkato.

Sipas gazetarit të njohur, Nico Schira, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk e ka në planet e tij mesfushorin boshnjak, transmeton Indeksonline.

Lojtari dëshiron rikthimin në Serie A. Agjenti i tij, Fail Ramadani ia ka ofruar Pjanicin ekipit të Juventusit dhe Romës, por dy ekipet e kanë refuzuar.

Tottenham ende mbetet e interesuar por mbetet të shihet nëse londinezët do të dërgojnë ofertë tek Barcelona./Indeksonline/