75 Mall Live Search
12:13 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / C E

Pjesa e bukur e finales, futbollistët me aftësi të kufizuara dhurojnë spektakël në Tiranë

Sot në Tiranë zhvillohet finalja e parë historike e kompeticionit më të ri të UEFA-së për klube, Conference League.

Roma dhe Feynord do të përballen në “Air Albania” për të shkruar emrin në historinë e këtij kompeticioni, shkruan Indeksonline.

Përvec gjërave të shëmtuara që kemi parë gjatë mbrëmjes së kaluar me përleshjen e tifozëve me Policinë, gjatë ditës së sotme ka pasur edhe gjëra të bukura.

FSHF ka organizuar ndeshje futbolli për persona me aftësi të kufizuara.

Ndeshja e tyre në Sheshin “Skenderbej” në Tiranë ka sjellë interesim të madh të qytetarëve për t’i shikuar.

Ekipi i Indeksonline gjatë gjithë ditës do tu mbaj të informuar me zhvillimet që ndodhin para, gjatë dhe pas finales së Conference League. /IndeksOnline/