Pjesa e parë dramë në Podujevë, katër gola të shënuar, Prishtina nuk tregon asgjë ndaj Drenicës

Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve në kuadër të xhiros së28’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Spektakli ishte i përqendruar në pjesën e parë në Podujevë, pasi Llapi dhe Drita vendosën shifrat në 2:2, shkruan IndeksOnline
Golat për Llapin i shënua, Januzi dhe Sadriu, ndërsa për Dritën realizuan Shabani e Alidema.
Ndërsa, pjesa e parë mes Drenicës dhe Prishtinës u mbyll e barabartë në 0:0, ku të dyja skuadrat i kishin rastet e veta për shënim.