75 Mall Live Search
17:54 / E Diele, 26 Janar 2025 / G T

Pjesa e parë i takon Prishtinës, po fiton ndaj KB Pejës

Skuadra e KB Prishtinës është duke fituar pas dy çerekëve të para ndaj KB Pejës në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 42:33, shkruan Indeksonline

Më i miri në fushë gjatë pjesës së parë, është basketbollisti i klubit kryeqytetas, Mahalbasic me 11 pikë, katër kërcime dhe tri asiste.

Kurse te skuadra mysafire, më i miri në fushë është Dardan Berisha, me 10 pikë, katër kërcime dhe dy asiste.