16:54 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / C E

Pjesa e parë: Liverpooli në krizë, United në epërsi ndaj Crystal Palace

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet e Premier Ligës angleze, që po zhvillohen aktualisht në kuadër të xhiros së 22 të këtij edicioni.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton gjendet në epërsi prej 2:0 ndaj Liverpoolit.

Një autogol nga Joel Matip (minuta e 5’) dhe një gol nga Craig Dawson (minuta e 12’) i siguruan epërsinë Wolves deri tani.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Manchester United, e cila po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Crystal Palace.

Ndeshje interesante po zhvillohet edhe mes Aston Villas dhe Leicester Cityt, ku deri tani janë shënuar plot pesë gola, ku mysafirët hynë në pushim në epërsi prej 3:2.

Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë.

Aston Villa 2:3 Leicester City

Brentford 2:0 Southampton

Brighton 0:0 Bournemouth

Manchester United 1:0 Crystal Palace

Wolverhampton 2:0 Liverpool