Pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Chelseat mbyllet me shumë polemika

Ka përfunduar pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Chelseat, e vlefshme për javën e tetë në Premier League.
“The Reds” janë duke fituar minimalisht 1:0 me golin e shënuar nga Momo Salah, shkruan Indeksonline
Salah shënoi nga penalltia dhe pikërisht për këtë 11-metërsh pati shumë polemika.
🚨🚨| PENALTY TO LIVERPOOL!!
— CentreGoals. (@centregoals) October 20, 2024
pic.twitter.com/yiqUWMLRYv
Gjithashtu në minutën e 6’të, u kërkua një karton i kuq për Tosin – por mbrojtësi anglez u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.
Para se Liverpooli të shënonte gol, Blutë e Londrës kërkuan një penallti, pasi Tren Arnold shkeli në këmbë Jadon Sanchon – por në këtë rast nuk pati asnjë reagim nga sistemi VAR./Indeksonline/