75 Mall Live Search
21:57 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Pjesa e parë/Pa gola mes Bayernit e Barçës, Liverpooli e Ajaxi duke barazuar

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, gjiganti gjerman Bayern Munich dhe gjiganti katalunas Barcelona ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që Ter Stegen dhe Neuer arritën të bëjnë punën e tyre dhe ta mbajnë portën e paprekur.

Në anën tjetër, krahas kësaj përballjeje po zhvillohet edhe ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe Ajaxit, ku të dy skuadrat e kanë gjetur golin në “Anfield Road”.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Mohamed Salah, kurse shifrat për Ajaxin i barazoi Kudus.

Ndërkaq, skuadra e Eintracht Frankfurtit e gjen vetën në epërsi prej një goli si mysafire kundër francezëve të Marseille.

Rezultatet e pjesëve të para i gjeni më poshtë.

Bayern Leverkusen 0:0 Atletico Madrid

Bayern Munich 0:0 Barcelona

FC Porto 0:1 Club Brugge

Liverpool 1:1 Ajax

Marseille 0:1 Eintracht Frankfurt