Pjesa e parë: Reali në disavantazh ndaj Gironas

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes skuadrës së Gironas dhe asaj të Real Madridit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Montilivi”, skuadra e Gironas po avancon 2:1 ndaj Real Madridit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Valentin Castellano, i cili e kaloi Gironan në epërsi prej 1:0 në minutën e 12’.
Saktësisht 12 minuta më vonë, respektivisht në minutën e 24’, Castellano thellon epërsinë e Gironas dhe shënon golin e dytë personal të ndeshjes.
Ndërkaq, Realin në lojë e riktheu goli i yllit brazilian, Vinicius Junior, i cili shënoi në minutën e 34’ për ta ngushtuar epërsinë e Gironas në 2:1.
Pjesa e parë, 2:1 në favor të Gironas.