Pjesë e dytë shumë e dobët, Bad News Eagles mposhten nga Spirit

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte fatale për Bad News Eagles.
Ekipi kosovar u mposht nga Team Spirit me rezultat 16:8.
Pjesa e parë u mbyll 8:7 për ekipin tonë, por BNE nuk arriti asnjë pikë në CT Side.
Kësisoj, BNE e regjistron humbjen e parë në “Legends Stage”, teksa ka ende shumë gjasa për kualifikim tutje.
BNE do të luajë sërish sonte ndeshjen e radhës, teksa ende nuk dihet kundërshtari.