75 Mall Live Search
21:53 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / G T

Pjesë e parë e “çmendur” në “de Balaidos”, Barcelona dhe Celta kanë shënuar pesë gola

Është mbyllur pjesa e parë mes Celta Vigos dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Rezultati pas pjesës së parë është 2:3, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “de Balaidos”, shkruan Indeksonline

Për Barcelonën golat i shënuan: sulmuesi polak, Robert Lewandowski (2) dhe Lamine Yamal.

Kurse për vendasit, një e shënoi Carreira dhe një Iglesias./Indeksonline/