08:17 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pjesë nga kënga e re e Yll Limanit

Yll Limani është drejt përfundimit të projektit të ri.

Fansat janë të ngazëllyer me postimin e fundit të Yll Limanit, duket se këngëtari pas disa javëve vonesë ka vendosur që më në fund të publikojë projektin e ri.

Këngëtari ka publikuar një video të shkurtër në Instagram ku ndarë disa sekuenca nga kënga e re, ndonëse ende nuk bën të ditur një datë të lansimit.

Kujtojmë se kënga e fundit e publikuar nga Ylli është ‘Engjëj’ dhe ka arritur të arkëtoj mbi 6 milionë klikime në platformën e Youtubes.