75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 27 Janar 2025 / FR

Pjesëmarrja masive në Ferizaj, Abdixhiku: Rikthimi në Palestrën ‘Bill Clinton’, rikthim i popullit në shtëpinë e madhe të demokracisë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë mbështetje të madhe sot në tubimin elektoral në Ferizaj.

Abdixhiku, në një postim në Facebook ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Ferizajt pas tubimit masiv të mbajtur në palestrën “Bill Clinton”.

“Ferizaj! Të faleminderit Ferizaj! Rikthimi në Palestrën ‘Bill Clinton’ është rikthim i popullit në shtëpinë e madhe të demokracisë!” – shkroi Abdixhiku, duke ndarë fotografi nga salla e stërmbushur me simpatizantë të partisë.