Pjesëmarrja në zgjedhje, kaq votues pati secila komunë

Të dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 42.50%.
Pra, nga 1.885.448 votues në listën e votuesve, vetëm 799.958 kanë votuar.
Komuna që ka pasur më së shumti votues është Zveçani me 83,92%, raporton Indeksonline.
Më pas, është Leposaviqi me 74,87%, pasuar nga Mitrovica e Veriut me 68,94%.
Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga KQZ, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.
PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh./Indeksonline/


