75 Mall Live Search
08:13 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pjesëmarrje masive dhe atmosferë madhështore, pamje nga koncerti i mbrëmshëm i Unikkatilit

Mbrëmë me datën 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë u mbajt koncerti i shumëpritur i reperit të famshëm shqiptar Unikkatil, shkruan Indeksonline.

E siç edhe ishte pritur, pjesëmarrja ishte mjaft e lartë si dhe atmosfera ishte në nivelin e duhur sa që bëri që gjithë të pranishmit të këndonin këngët e reperit së bashku me të.

Motive patriotike dhe ndjenja kombëtare u panë të shfaqura gjatë performancës së reperit Viktor Paloka.

Pjesmarrës në koncert me performancat e tyre ishin edhe këngëtarë të tjerë si : Shkurte Fejza, Melinda, Getinjo, Mozzik, Klepto e të tjerë.

Kujtojmë që ky është koncerti i dytë i Unikkatilit në Kosovë në këto përmasa gjigante, pas atij të mbajtur në stadiumin e Prishtinës. /Indeksonline/